Kapiteni Mihani “ul tonet”: Në Ballsh, jo si finale!

Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të mbyllet ditën e diel me kryendeshjen e Grupit B, Bylis-Besa. Në Ballsh do të përballen dy skuadra që në të shkuarën e tyre kanë qenë protagoniste edhe në Kategorinë Superiore. Për SportEkspres.com, kapiteni i Besës, Meglid Mihani këtë nuk e quan në vlerat e një finaleje të parakohshme për vendin e parë në grup.

“Edhe pse është java e 13-të, Besa e mendon transfertën në Ballsh si një ndeshje të radhës me synimin tri pikët. Por ajo nuk merr vlerat e një finaleje të parakohshme për vendin e parë në Grupin B, sepse ka ende ndeshje për këtë kryesim. Në këtë këndvështrim, alternativa jonë është vetëm fitorja”, kështu theksoi në deklarimin e tij kapiteni verdhezi.

Në ndeshjen e fazës së parë, Besa fitoi pastër 2-0 në stadiumin e saj, por për Mihanin kjo nuk ka shumë rëndësi për ndeshjen e ditës së diel. “Besa e la kreun e renditjes pas 9 javësh në vendin e parë, kryesisht për gabime psikologjike te skuadra. Tashmë ato ne i mendojmë se i përkasin së shkuarës, së bashku me fitoren tonë në Kavajë ndaj Bylisit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *