Kapiteni i Shahtarit, pozitiv për doping pas Napolit

Lajm i bujshëm nga Ukraina: kapiteni i Shahtar Doneck, Dario Sërna, ka rezultuar pozitiv në kontrollin antidoping pas ndeshjes së fituar në Champions League kundër Napolit.

Kështu raporton e përditshmja ukrainase Sportikka, por edhe kroatja Dnevik, që shkruajnë se mbrojtësi i njohur kroat tani rrezikon një dënim të gjatë, nëse testet B konfirmojnë pozitivitetin.

Për momentin UEFA nuk konfirmon asgjë, por Sërna nuk luajti as në fundjavë në kampionat, ndonëse mungesa u justifikua me lënien pushim për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Gjithsesi, rezultati i ndeshjes Shahtar-Napoli nuk preket, sepse duhet të rezultojnë dy lojtarë pozitivë, që të ndryshohet rezultati në tavolinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *