Kapiteni i ri i Sitit, ja zgjidhja e Guardiolës

0

Pas ikjes së Vinsent Kompani ka mbetur pa pronar shiriti i kapitenit të kampionëve të Anglisë. Ka shumë raste që e vendos klubi se kush do të mbajë këtë rol në fushë, por te Siti nuk vlen aspak kjo mënyrë e të zgjedhurit.
Pep Guardiola do e lërë në dorë të lojtarëve për të vendosur kapitenin e ri të “Qytetarëve”. “Kapitenin do e zgjedhim të gjithë së bashku. Kur të kthehen të gjithë do mblidhemi dhe do vendosim se kush do e mbajë shiritin”, u shpreh trajneri.

Pas largimit të Kompani, ka qenë David Silva që e ka mbajtur shiritin e kapitenit. Megjithatë, nuk do të jetë ai kandidati i vetëm. Edhe De Bryjne është dakort ta marrë shiritn nëse e zgjedhin shokët e ekipit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.