Kapiteni drejt largimit? Dy alternativa për Lorenco Insinjen

Lorenco Insinje po tundohet nga ideja për të provuar një eksperiencë të re. Kapiteni i Napolit dëshiron që të luftojë për fitimin e trofeve dhe mund të ndërrojë ambient në fund të sezonit.

Dy janë klubet që interesohen për shërbimet e lojtarit ofensiv. Siç raporton “Il Mattino”, Milani dhe Atletiko e Madridit shihen si e ardhmja e Insinjes. E nisim nga kuqezinjtë.

Mauricio Sarri është dëshira e fundit për stolin dhe ardhja e tij te Milani mund të lehtësonte transferimin e Insinjes në veri të Italisë. Sarri ka treguar se mban raporte fantastike me ish-lojtarët e tij, Diçka e tillë u pa edhe në Londër.

Ai mori me vete Zhorzhinjon në verë te Çelsi dhe Higuain në janar. Gjithçka do të zbardhet në fund të sezonit, por kalimi i 27-vjeçarit në Milanelo do të ishte në të mirën e dy palëve.

Në garë është edhe Atletiko e Madridit. Zërat e largimit të Grizman drejt Bajernit të Mynihut po shtohen dhe nevojitet një zëvendësues. Klubi spanjoll pëlqen shumë Zhoao Feliks dhe është gati të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh për të.

Megjithatë, “colchoneros” mendojnë edhe për Insinjen. Karakteristikat e tij janë ideale për skemat e Diego Simeones. Trajneri e pëlqen lojtarin italian dhe e sheh si partnerin e duhur për Alvaro Moratën në majën e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *