Kapiteni Dodaj: Tërbuni i merr ndeshjet me radhë, gara vazhdon

Në kampionatin e Kategorisë së Dytë, Tërbuni i Pukës kryeson renditjen në Grupin A me +4 pikë nga Partizani B i vendit të dytë, por pukjanët kanë zhvilluar një ndeshje më pak nga kryeqytetasit. Në javën e 23-të do të jetë pikërisht Partizani B mysafir, një ndeshje në të cilën rivaliteti për kreun në këtë grup do të flasë shumë. Kapiteni i Tërbunit Mark Dodaj, deklaron për SportEkspres.com se këtë javë do “çimentohet” kreu prej tyre.

“Ne jemi duke i marrë të gjitha ndeshjet me radhë, ku në secilën synojmë maksimumin. Kështu luajtëm në fitoren e javës së kaluar me Gramshin e në vazhdimësi do të jemi të kujdesshëm, deri në mbyllje të kampionatit. Këtë javë, ne “çimentojmë” kreun e tashmë ngjitja jonë në Kategorinë e Parë pret vetëm zyrtarizimin”, kështu theksoi në deklarimin e tij kapiteni i Tërbunit.

Për ndeshjen me Partizanin B, mbrojtësi pukjan u kërkon tifozëve që të jenë në stadium dhe së bashku ta kthejnë në festë fitoren. “Edhe në javën e ardhshme me Partizanin B, ne do të luajmë vetëm për fitore. Në këtë ndeshje që do të luhet në fushën tonë dhe ndaj një rivali në renditje, ne u kërkojmë tifozëve tanë të jenë atë ditë në stadium. Së bashku, ne do ta kthejmë në festë sportive fitoren tonë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *