Kapiteni do t’i mungojë jo pak Laçit, Gjoni kalon me sukses operimin

Skuadra e Laçit pritet të luajë pa kapitenin e saj në fushë për dy muajt e ardhshëm. Eglentin Gjoni nuk do të jetë në gjendje të aktivizohet për kurbinasit për shkak të një frakture që pësoi në krahun e tij të majtë gjatë ndeshjes ndaj  Bylisit në fundjavë.

Gjoni ka kryer me sukses operimin në ditën e sotme në Tiranë, ku vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Këta të fundit i kanë dhënë futbollistit lajmin se mund të mungojë për dy muaj në fushën e blertë. Lojtari i Laçit do të nisë nga nesër fazën e riaftësimit dhe në bazë të ecurisë së kësaj fazë do të ketë edhe vlerësime të reja mbi gjendjen e Gjonit, në mënyrë që të thuhet me saktësi koha kur kapiteni do të jetë i gatshëm të vihet sërish nën urdhërat e Sulejman Starovës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *