Kapiteni De Rosi: Unë i përkas tifozëve të Romës!

Daniele De Rosi ka shpjeguar se çdo të thotë të jesh kapiten i Romës. 35-vjeçari ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me verdhekuqtë dhe mesfushori thekson se është në pronësi të tifozëve të Romës.

“Të jesh një simbol i Romës është një përgjegjësi e madhe dhe nënkupton që nuk ke zgjedhje. Kur në të kaluarën kam patur oferta, ose ishim në prag të falimentimit, ose gjërat nuk shkonin mirë, kur dikush të telefonon dhe nuk je ti që përgjigjesh, sepse ti, je i Romës në sensin që je i tifozëve të Romës. Unë, Daniele De Rosi, jam pronë e tifozëve të Romës.”

Kapiteni zbulon dhe një detaj të rëndësishëm. Ai dëshironte t’i ngjiste djalit emrin Agostino në nder të Agostino De Bartolomeit, ish-kapitenit të famshëm të Romës.

“Ai është një kapiten, të cilin nuk e kam parë si tifoz, por ai me të cilin jam lidhur shpirtërisht më vonë. Dëshiroja që ta quaja djalin tim Agostino. Por, unë vendosa emrin e vajzës së parë dhe akordi ishte që emrin duhet ta zgjidhte gruaja ime. Do ta kisha quajtur Agostino De Rosi dhe ndoshta do të ishte e tepërt”, përfundon kapiteni i Romës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *