Kapiteni Çela i pezulluar, Devolli me dhimbje koke

Kastrioti luan të dielën në transfertë kundër Luftëtarit, ndërkohë që trajneri Bledar Devolli duhet të mendojë për formacionin e skuadrës së tij. Sikurse dihet, janë të shumta largimet nga krutanët dhe bie në sy numri i vogël i mbrojtësve të mbetur në skuadër.

Vilson Lila, David Domgjoni dhe Nikola Stijepoviç kanë lënë boshllëk te Kastrioti, që në Gjirokastër do të duhet të bëjë edhe pa Emiljano Çelën. Kapiteni është i pezulluar me kartonë dhe Devolli duhet të zgjedhë atë që do të luajë titullar krah Dajan Shehit.

Ndërkohë gjirokastrite po pret edhe të tjera lëvizje nga merkatoja, pasi aktualisht Kastrioti i tij nuk e ka grupin e plotë për të përballuar pjesën e dytë të kampionatit. Nisur nga lëvizjet e bëra në skuadër, gjasat për të mbijetuar në elitë janë të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *