Kapiteni Çela gati, Kastrioti pret edhe një mbrojtës

Kastrioti fitoi kundër Luftëtarit dhe e çoi diferencën me gjirokastritët në katrë pikë. Gjithsesi krutanët mbeten të fundit në klasifikim dhe për të qëndruar në Superiore do të duhen disa fitore. Nuk do të jetë aspak e lehtë në fakt dhe në Krujë e dinë diçka të tillë.

Drejtuesit dhe trajneri Devolli nuk dorëzohen dhe për ndeshjen e radhës me Skënderbeun në shtëpi do të kenë në dispozicion edhe kapitenin Emiljano Çela. Mbrojtësi mungoi në Gjirokastër për shkak kartonësh dhe tashmë e ka shlyer pezullimin.

Nga ana tjetër drejtuesit presin rikthimin e Henri Okebugu, si dhe afrimin e një tjetër qendërmbrojtësi. Alternativat për stafin teknik në prapavijë janë të pakta dhe po punohet për zyrtarizimin e një tjetër lojtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *