Kapiteni Bushiç: Barazim i drejtë, nuk e di a ishte penalltia

Tomisllav Bushiç shënon sërish, nuk di të ndalet dhe Flamurtari ka një garanci në sulm. Dje pati vetëm një mundësi për shënim, e shfrytëzoi më së miri, duke i dhënë avantazhin momental Flamurtarit, ndërsa më pas vrapoi e luftoi, duke krijuar repart shpesh i vetëm. Pas ndeshjes si “ish”, kroati deklaroi: “Rikthehem në Shkodër me kënaqësi, sepse e dua këtë qytet dhe njerëzit. Tani luaj me Flamurtarin dhe kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme si për Vllazninë dhe për ne, në fund një pikë mendoj se është mirë për ne. Rezultati mendoj se ishte i drejtë, por nuk e di a ishte penalltia”.

Në lidhje me objektivat personalë, Bushiç tregohet modest: “Jam i kënaqur që arrita të shënoj dhe që po i shërbej ekipit. Në lidhje me listën e golashënuesve më të mirë, nuk di ç’të them, do të shikojmë ndeshje për ndeshje. Unë në fakt kërkoj më shumë pikë për ekipin, golat nuk kanë shumë rëndësi për mua. Në lidhje me shiritin e kapitenit, jam i kënaqur dhe i gëzuar që më është besuar. Si një i huaj që jam, për mua është shumë i rëndësishëm që e mbaj këtë shirit kapiteni në ekipin e Flamurtarit. Ndeshjen e ardhshme ne do ta luajmë në Laç ku ne do të shkojmë të mobilizuar për të marrë pikët e duhura”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *