Kapelo skanon Serie A: Ju tregoj zhgënjimin e sezonit!

0

Serie A është gati drejt fundit, teksa kur kanë mbetur edhe pesë javë për t’u luajtur, Juventusi ka siguruar titullin kampion. Lidhur me situatën në futbollin italian ka folur së fundmi, legjenda Fabio Kapelo.

Ish-trajneri i shumë ekipeve të njohura në Itali, por jo vetëm, ka folur për “La Gazzetta”, ku ka zbuluar edhe zhgënjimin e tij më të madh këtë sezon. 72-vjeçari e ka quajtur si pa histori garën për titullin kampion, si dhe ka justifikuar edhe dështimin e Napolit për të rivalizuar Juventusin.

“Kampionati nuk pati histori. Për mua zhgënjimi më i madh ishte Interi. E prisja të ishte ekipi anti-Juve, por isha gabuar. Zikaltrit humbën rrugën. Napoli u përpoq me një trajner si Ançeloti, por eleminimi nga Champions League ndikoi shumë tek ata”, përfundoi Kapelo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.