Kapelo: Shuker dhe Mijatoviç nuk i pasonin Raulit! Ikardi? Problemin ta zgjidhë… Spaleti

0

Çështja e Mauro Ikardit është akoma kryefjala e situatës së Interit. Ekipi po mundohet të përqendrohet në fushën e blertë, por pasojat e çarjes janë ndjerë dhe rezultatet nuk po vijnë. Fabio Kapelo ka qënë gjithmonë një trajner shumë i fortë dhe aspak tolerant. Cilësi pozitive kur vjen fjala për të mirën e grupit. Italiani ka një këshillë për trajnerin Spaleti, i cili është personi që duhet të zgjidhë problemin.

Në një prononcim për “Sky Sports”, 72-vjeçari rikthehet pas në kohë kur drejtonte Realin e Madridit. Klubin mbretëror e ka drejtuar në dy periudha: gjatë sezonit 1996/1997 dhe gjatë një dekade më vonë. Në të dyja rastet nuk ka qëndruar më shumë se një vit, por ka arritur që të fitojë dy tituj kampionë. Gjatë periudhës së parë, ai po haste një problem të madh në repartin ofensiv. Davor Shuker dhe Predrag Mijatoviç nuk dëshironin qw t’i pasonin topin Raulit.

Kapelo i mori dy rebelët sllavë mënjanë, foli me ta, me siguri që nuk kanë munguar as ngritja e toneve, dhe situata u zgjidh. Ekipin fitoi kampionatin në fund të sezonit me vetëm 2 pikë më shumë se Barcelona.

Kapelo, Mijatoviç dhe Raul

Spaleti duhet të bisedojë me njerëzit e përfshirë në këtë çështje. Ai nuk duhet të merret me shtypin. Në këto raste, ti duhet të marrësh lojtarët mënjanë dhe duhet të zgjidhësh problemin. Një gjë e ngjashme më ka ndodhur dhe mua kur drejtoja Realin e Madridit. Shuker dhe Mijatoviç nuk preferonin t’ia pasonin topin Raulit. Unë diskutova me të dy dhe diçka e tillë nuk ndodhi më”, përfundon “Don Fabio”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.