Kapelo: Reali synonte të dëmtonte Mesin

0

Trajneri i famshëm italian Fabio Kapelo, i cili në karrierën e vet ka drejtuar edhe Realin e Madridit, ka komentuar El Clasico-n e së dielës dhe në Fox Sports Italia ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke sulmuar mbrojtësin e Realit Sergio Ramos.

“Kartoni i kuq për Ramosin ishte i drejtë, mjafton ta shohësh ndërhyrjen e tij. Shihni ndërhyrjen, është kriminale”.

Kapelo nuk u ndal me kaq, pasi lëshoi një tjetër batutë të fortë: “Sa herë që luhet një Clasico në Santiago Bernabéu, futbollistët e Realit mundohen të dëmtojnë Mesin. Ai aksion është i kuq i pastër”.

Trajneri italian ka elozhe të veçanta për yllin argjentinas, autor i dy golave ndaj Realit: “Mesi është një gjeni, Kristiano një lojtar i madh. Është fantastike të shohësh atë që bëri Mesi. E mori ekipin në krahë. Ronaldo është një shënues i jashtëzakonshëm, është shumë i zoti në zonë, por në këtë Clasico pamë një gjeni që ia doli t’i jepte fitoren skuadrës së tij. Pashë një Mesi që bëri gjëra që nuk i kisha parë kurrë t’i bënte më parë”.

Për sa i përket kampionatit spanjoll, Kapelo shprehet: “La Liga është gjallë. Reali është mirë fizikisht dhe ka 3 pikë avantazh, nëse fiton në Vigo, por ka dy ndeshje shumë të lodhshme në Champions dhe mund të shpenzojë shumë energji”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.