Kapelo: Mançinit ia vlerësoj këtë cilësi, ka një zgjidhje për racizmin. Titulli i Interit? Qesharake!

0

Italia është në rrugën e duhur dhe Roberto Mançini po bën një punë shumë të mirë me kombëtaren. Gjak i ri, lojtarë të talentuar dhe mbi të gjitha një futboll i bukur ofensiv. Trajneri i kombëtares merr elozhe nga një emër si Fabio Kapelo, i cili ka fituar shumë në karrierë.

Trajneri i famshëm ka folur për “Rai Radio 1”, duke vlerësuar punën e Mançinit, ndërsa ndalet dhe te çështje e racizmit. Finalja e Superkupës midis Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet në Doha të Arabisë Saudite dhe kjo gjë është diçka e mirë sipas Kapelos, pasi ndihmon në reklamimin e futbollit italian.

Në fund titulli i famshëm i vitit 2006. Kapelo ishte në stolin e Juventusit dhe djemtë e tij triumfuan në fushë, por “Calciopoli” shpërtheu, bardhezinjtë u ndëshkuan dhe titulli i kaloi… Interit. 72-vjeçari e quan diçka të padrejtë, ndërsa e shpjegon mendimin e tij për këtë çështje.

ITALIA – “Mançini ka bërë një punë të mirë, ka grumbulluar talente të rinj, të cilët kanë personalitet dhe shpejtësi për të rikthyer kombëtaren aty ku i takon. Duhet pak më shumë guxim dhe tani duket se ka ardhur, duke u dhënë shansin të rinjve të shprehim cilësitë e tyre.”

SUPERKUPA – “Le ta shpërndajmë futbollin italian nëpër botë dhe të përpiqemi ta promovojmë atë. Kampionati jonë ka qenë numri një dhe më i rëndësishmi në botë. Kemi humbur trenin dhe duhet të përpiqemi të rikuperojmë në një farë mënyre.”

RACIZMI – “Lojtarët duhet të ulen në fushë, por pa marrë penalizime. Kjo gjë do të ndihmojë publikun e pastër dhe ata që ulërijnë ‘buuu’ mund t’i jepnin fund dhe do të ndiheshin të turpëruar me atë që bëjnë. Italia është i vetmi vend ku ultrasit komandojnë dhe lojtarët shkojnë për t’i përshëndetur poshtë tribunës së tyre. 85-90% të tifozëve janë të rëndësishëm dhe jo këta zotërinjtë me pankarta, slogane dhe shumë kompetenca të fituara nga klubet e tyre.”

TITULLI 2006 – “Është qesharake që ai titull iu dha Interit, që u rendit në vendin e tretë dhe u hetua gjithashtu. Guido Rosi (ish-presidenti i federatës italiane) vendosi shumë me ngut, sepse na nevojitej një ekip për të luajtur në Champions. Ishte e padrejtë, rregullat nuk u respektuan dhe drejtësia sportive nuk mund të hetonte plotësisht.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.