Kapelo: Juventusi u shkri pas golit të barazimit, i jashtëzakonshëm ky Ajaks

Eliminimi i Juventusit nga Champions-i ka bërë bujë të madhe në Itali. Në studiot televizive po vërshojnë kritikat në drejtim të ekipit të drejtuar nga Masimiliano Alegri.

Fabio Kapelo ka vlerësuar lojën e Ajaksit, ndërsa ishte e mendimit se goli i barazimit solli një shpërbërje totale të skuadrës së Juventusit.

“Pashë një Juventus të mirë në pjesën e parë që luajti kundër Ajaksit lojtar për lojtar. Ishin të pafatë ashtu si dhe në Amsterdam pasi goli i barazimit erdhi menjëherë. Në këtë moment Juve u shkri. Ata nuk patën të njëjtin ritëm dhe vetëbesim”.

“Ajaksi ishte i jashtëzakonshëm, ata nuk i lejuan Juventusit të shkelte në zonën e penalltisë së tyre dhe sa herë që merrnin e kontrollin e topit luanin një futboll të jashtëzakonshëm”, tha Kapelo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *