Kapelo “godet” Interin: Modriçi nuk shkon në Itali

0

Trajneri Fabio Kapelo foli për merkaton europiane dhe sidomos lëvizjen e mundshme të kroatit Luka Modriç nga Real Madridi drejt Interit. Ish-trajneri i “galaktikëve” mendon se spanjollët nuk do ta lëshojnë kroatin, pasi është një nga më të mirët e botës.

“Unë nuk mendoj se Reali do ta humbasë atë, spanjollët nuk mund ta përballojnë këtë humbje pas lamtumirës së Ronaldos. Sot, Modriç është një nga mesfushorët më të mirë në botë: më i miri i botës së bashku me Kantën.

“Kur u përballa me të në Angli, ai luante në të majtë, ndërsa Tottenham filloi të lëvizte në qendër, derisa u bë regjisori i Realit. Kroati konfirmon atë që unë kam menduar gjithmonë: duke luajtur në një ekip të madh përmirëson edhe fenomenet “.

Nuk mund të mungonte një analizë e italianit dhe për Zinedin Zidanin. “Zizu e kishte kuptuar se nëse nuk fitonte Champions Leaguen do të pushohej nga puna. Ai e njeh mirë filozofinë e Realit”. Ish-tekniku i Juventusit nuk harroi të fliste as për Kristiano Ronaldon. “Falë blerjës së tij, po flitet sërish për Seria A në botë. Në vitet ’80 dhe ’90 Italia ishte në majë, pastaj ne humbëm dhe nuk ditëm se si të shfrytëzojmë të drejtat televizive dhe  marketingun. Anglia, Spanja e Gjermania na kaluan. Ne tani po kthehemi”.

Kapelo vlerëson dhe punën e familjes Eliot te Milani. “Më në fund një rikthim serioz, i garantuar nga njerëz me vlera dhe lojtarë që janë protagonistë. Firma me Higuainin ishte shumë e rëndësishme. Nëse një kampion lë Juventusin dhe zgjedh Milanin do të thotë se beson te projekti”, – u shpreh ai.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.