Kapelo e thotë troç: Bonuçi u hodh për një përkëdhelje, faji i futbollit italian

Fabio Kapelo ka komentuar në Sky Sport ndeshjen Atletiko Madrid-Juventus, që përfundoi me rezultatin e pastër 2-0 në favor të spanjollëve. Pas sfidës italiani ka kritikuar ashpër Leonardo Bonuçin. Qendërmbrojtësi i njohur u bë protagonist i një gjesti të shëmtuar, sepse kur shënoi Atletiko golin e parë, u rrëzua në tokë pa e prekur kush, me shpresën se do të fitonte ndonjë faull.

Diçka e tillë ka zemëruar trajnerin e famshëm italian, i cili tha: “Nuk kishte asnjë faull. Bonuçi u hodh, me shpresën se arbitri do gënjehej. Ky është fryti i mentalitetit në Itali, ku më një përkëdhelje rrëzohesh. Rezultati duket vetë”.

Trajneri italian në këtë mënyrë u “tërheq” veshin edhe klubeve të tjera italiane, që duhet të mësohen me luftën e fortë sportive dhe përplasjet në kompeticionet europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *