Kaosi mbretëron në Vlorë, sërish krizë financiare

0

Nuk kanë fund hallet e Flamurtarit, aq sa tashmë është bërë rutinë: çdo 2-3 muaj, e njëjta histori.

Tashmë ka ngritur krye sërish çështja e pagave, me futbollistët që kërkojnë të paguhen, pasi nuk marrin asgjë prej disa muajsh.

Situatë kritike, që është reflektuar edhe në fushë në ndeshjen kundër Partizanit, kur u pa qartë që Flamurtari nuk ishte ai i disa javëve më parë. Lojtarët kanë disa ditë që marrin premtime boshe dhe pagat nuk kanë kaluar as ditën e diel dhe sot, ndryshe nga sa u ishte thënë.

Në këtë situatë, lojtarët kanë vendosur: ose pagat deri në fundjavë, ose bojkot kampionatit dhe kundër Laçit luajnë të rinjtë.

Situatë e frikshme, pikërisht para finales së madhe të sezonit, sepse me Laçin fitorja mund të hapë rrugën për vendin e katërt, ndërsa humbja mund të sjellë zbritjen në Kategorinë e Parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image