Grabitjet janë bërë mëse të zakonshme për lojtarët e Napolit në situatat e këqija që kalon ekipi. Këtë herë i ndodhi gruas së Zielinskit, teksa makina e saj u sulmua dhe u shkatërrua nga disa grabitës. Këta të fundit kanë thyer xhamat dhe kanë hyrë në automjet, por fatmirësisht bashkëshortja e mesfushorit nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Ky është njoftimi që vjen nga “La Repubblica”. Fillimisht mund të mendohet si një vjedhje e zakonshme në një zonë të pasur, por e shkuara tregon gjithmonë për skenare serioze. Pikërisht në këtë mënyrë ka ardhur edhe interpretimi nga mediat në Itali. Te Napoli është një kaos i vërtetë ku lojtarët janë përplasur me presidentin De Laurentis, ndërsa edhe tifozët i kanë dalë kundër atyre që përfaqësojnë klubin në fushën e lojës. Një mënyrë përgjigje është edhe kjo me anë të grabitjeve, pasi në këtë vend kanë ndodhur shumë precedent të ngjashëm. /Sport Ekspres/