Kaosi i fundjavës, Disiplina dënon ashpër Erzenin e Veleçikun

0

Përveç pezullimit të Sulejman Starovës për dy ndeshje, pas kartonit të kuq në Kukës, Kategoria Superiore ka qenë perfekte fundjavën e shkuar. Në të kundërt, ka pasur kaos në kategoritë e ulta.

Në Shijak u bë nami në ndeshjen me Vllazninë B, aq sa u desh ndërhyrje e ashpër nga policia për të evituar ndonjë kasaphanë, me tifozët e Erzenit që kërkonin të sulmonin lojtarët miq, që sipas tyre i kishin provokuar. Tani Disiplina dënon për dy ndeshje shkodranin Armenis Kukaj, për provokim të tifozëve, por ndërkohë i mbyll stadiumin për një ndeshje Erzenit dhe dënon përkatësisht me 4 dhe 5 ndeshje Elert Kallucin dhe Igli Deliallisin, futbollistë të klubit shijakas.

Një kategori më poshtë, Vora-Veleçiku ishte objekt i vendimeve të ashpra, pasi fundjavën e shkuar e kthyen në arenë boksi ndeshjen mes tyre. Për këtë arsye, dy zyrtarë të Veleçikut janë dënuar me 10 dhe 6 ndeshje pezullim, Vora është gjobitur dhe Veleçiku është dënuar me dy ndeshje pa tifozë, edhe pse luante në Vorë.

VENDIMET

1.Zyrtari i KF “Partizani”, Sulejman Starova, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

2.Zyrtari i KF “Veleçiku”, Shpëtim Hyseni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

3.Zyrtari i KF “Veleçiku”, Nuri Rexha, për përfshirje në grindje, në bazë të Nenit 50/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë ) Leke dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

4.KF “Vora”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/1.c dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) Leke. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

5.KF “Veleçiku”, për sjellje të keqe të tifozerisë së vet duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/2. të KDS , dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

6.KF “Besa” , paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes të gabuar tifozeris të tyre, në bazë të Nenit 13 të KDS, do të jete subjekt i masave të Komisionit të Disiplinës.

7.Lojtari i KF “Vllaznia B”, Armenis Kukaj, për provokim të publikut , në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 ( dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij, në bazë të Nenit 66/3.a te KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

9.Lojtari i KF “Erzeni”, Elert Kalluci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Erzeni”, Igli Deliallisi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Butrinti” Emiljano Prifti, për provokimin të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Lojtari i KF “Shkëndia Tr” U-19,Frenki Xhunga për sjellje jo sportive ndaj publikut, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13.Lojtari i KF “Korabi” U-19, Ervin Pupli, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.Pranimin e kërkesës së KF “Teuta ” U-19.

KF “Skenderbeu” U -19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Teuta” U-19 e luajtur më datë 05.11.2017,me rezultatin 3 me 0 , zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) leke. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

15.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku”, Aldi Pjetri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

16.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SSH “Përmeti”, Abaz Zaimi, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Internacional Tirana ” U-19, Julian Ferraj, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image