Kaos total, Starova përjashton Trashin

0

Mund të quhet edhe mazokizëm ajo që ndodh me Partizanin, sepse nuk na si shpjegohet ndryshe ajo që ndodh me klubin e kuq. Nga lufta me Federatën te lufta brenda llojit, Partizani është futur në një qorrsokak pa kuptim dhe tashmë dhe tifozi më optimist e sheh qartë që klubi është çorbë totale, ku nuk e merr vesh i pari të dytin.

Sot e ka pasur radhën Lorenc Trashi të shpallet armik i popullit. Një grindje me trajnerin Sulejman Starova në ndeshjen kundër Berliner AK, debat me ngritje zëri dhe urdher: “Largohu nga grumbullimi, nuk je më pjesë e Partizanit!”.

Nuk dihet arsyeja, por për newsport.al mesfushori tregon: “Po, kemi debatuar, me është komunikuar që jam jashtë skuadre. Ndoshta nuk u përshtatem skemave të tij, por mendoj se ka të tjerë që i vlerësojnë me qetësi cilësitë e mia. Do të takohem me presidentin Dëmi në Shqipëri, sepse së Starova nuk më do më në ekip”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image