Kaos tek Erzeni, dorëhiqet shefi i klubit

0

Diçka nuk shkon, për të mos thënë gjëra të tjera: Erzeni luan sot kundër Besëlidhjes dhe vetëm pak orë para ndeshjes jep dorëhejen shefi i klubit Altin Keçi.

Një sinjal domethënës, duke pasur parasysh që ka ditë që përflitet se Erzeni mund të tolerojë sot, ndaj Besëlidhjes që kërkon të kapë Kamzën kryesuese.

Në fakt, fitorja fut edhe Erzenin në valle, por nuk dihet a beson realisht skuadra shijakase dhe nuk dihet a ka financat për të shkuar deri në fund e për të përballuar më pas barrën ekonomike të Superiores.

Llafe ka shumë, si zakonisht në Shqipëri, por dorëheqja e shefit të klubit është lajm i bujshëm, që konfirmon se diçka “vlon” në Shijak.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here