Kaos te Flamurtari, pas kapitenit ikën edhe një tjetër

Askush nuk dëshiron të qëndrojë në Vlorë. Danilo Alvesh ua ka bërë të qartë drejtuesve: “Pa u paguar, nuk kthehem”. Deri më tani po e mban fjalën, edhe pse trajneri Daja pas ndeshjes me Tiranën i bëri dalje. Ditën e djeshme e ka braktisur “anijen” edhe kapiteni Tomislav Bushiç, i cili nënshkroi me Teutën.

Një tjetër futbollist ka ndërprerë kontratën dhe ai është mbrojtësi Goran Siljanovksi. Padyshim një nga mbrojtësi më të mirë në Superiore. “E kam mbyllur me Flamurtarin”, thotë shkurtimisht për SportEkspres.com mbrojtësi maqedonas.

Siljanovksi ishte një nga afrimet e bëra nga Shpëtim Duro një vit më parë dhe rezultoi një goditje në fakt. Në sezonin e parë humbi vetëm dy ndeshje për shkak kartonësh, ndërkohë që në 34 përballje ishte titullar. Ai provoi edhe shijen e golit, në një takim në transfertë kundër Laçit.

Edhe sivjet ai ishte një nga më të rëndësishmit, madje në 17 takime ai as që u zëvendësua. Tashmë në Vlorë duhet t’i bëjnë llogaritë pa mbrojtësin, i cili shumë shpejt do të vendosë për të ardhmen e tij. Në pozicionin e tij në vendin tonë pak ka me cilësitë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *