Kaos te Benevento, kapet me doping kapiteni

Mbrojtësi: E kam marrë në mirëbesim, nuk e dija që ishte e ndaluar. Rrezikon 4 vite skualifkim

“Kaos” te Benevento. Kapiteni Fabio Luçioni ka rezultuar pozitiv gjatë një kontrolli anti-doping. Mbrojtësi 29-vjeçar ka dështuar në testin e bërë nga “Nado Italia”, pas ndeshjes së humbur nga Benevento, 1-0 kundër Torinos, më 10 shtator. Substanca e ndaluar e gjetur në analizat e Luçionit është Klostebol. Luçioni, që bëri një autogol në ndeshjen e kaluar të Serisë A kundër Romës, rrezikon deri në katër vite skualifikim nga Prokuroria e Anti-Dopingut në Itali. Luçioni pritej të ishte në fushë në ndeshjen e së dielës në Krotone, ku Benevento do të synojë të marrë pikët e para në Serie A, pas një fillimi shumë të dobët me pesë fitore në pesë ndeshjet e para. “E kam marrë në mirëbesim, nuk e dija që ishte substancë e ndaluar”, kanë qenë dje fjalët e Luçionit, të thëna në mbrojtje të tij, duke dashur të akuzojë mjekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *