Kaos pas derbit, Murinjo përleshet me lojtarët e Sitit

0

Një fitore në derbi, sidomos kur vlen gjysmë titulli, duhet festuar gjatë. Megjithatë, nëse e bën në shtëpinë e Zhoze Murinjos, duhet të mbash ulur zërin e muzikës, sepse portugezi  uk duron dot.

Pas humbjes së djeshme ndaj Mançester Sitit, trajneri i Mançester Junajtid ishte i tërbuar me arbitrin dhe nervat e humbjes nuk i mbajti dot kur kaloi afër dhomave të zhveshjes së Sitit.

Kryesuesit po festonin dhe muzika buçiste, ndaj Murinjo nuk duroi dot dhe u fut në dhomat e zhveshjes së Sitit, duke i bërtitur portierit Ederson: “Tregoni pak respekt, tregoni pak respekt!”.

Për pak momente situata u bë shumë e tensionuar dhe u afruan edhe lojtarët e Junajtid, ndërsa të pranishmit kanë treguar për mediet angleze se rreth 20 lojtarë nisën përleshjen, fluturuan shishe e kuti qumështi, ndërsa ndihmësi i Murinjos u godit në vetull dhe mori një të çarë të dukshme.

Derbi i Mançesterit, poezi e vërtetë…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image