Kaos në “Old Trafford”, ndalet Junajtid

0

E pabesueshme, Mançester Junajtid u ndal te barazimi 1-1 në shtëpi nga Bornemuthi sot, në një ndeshje të çmendur.

Junajtid dominoi në 20 minutat e para dhe mund të shënonte 6-7 gola, por shënoi vetëm një herë me Rohon.

Bornemuthi mbijetoi dhe gjeti barazimin me 11-metërsh në minutën e 40-të, por mbeti me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë, vendim absurd i arbitrit, që e bëri lêmsh ndeshjen, sepse duhej të jepte në raste më flagrante të kuq, por fali disa herë të dyja palët.

Pjesa e dytë ishte zhgënjyese për Junajtid, që nuk dominoi si pritej dhe Zllatan Ibrahimoviç i vuri vulën, sepse Boruc i priti penallti në minutën e 72-të.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image