Kaos në Lion, tifozët e Beshiktashit shkaktojnë trazira

0

Një javë e çmendur në futbollin evropian duket se nuk ka ndërmend të mbarojë. Pas sulmit me bomba ndaj autobusit të Borusias së Dortmundit, erdhën trazirat e tifozëve të Lester Sitit në Madrid dje.

Nuk mbaron me kaq, sepse sot tifozët e Beshiktashit kanë bërë të shtyhet fillimi i ndeshjes në Europa League, mes Lionit e Beshiktashit.

Tifozët franceze u detyruan të futen të gjithë në fushë, për shkak të përleshjes së nisur që jashtë stadiumit mes tifozerive ultras dhe hedhjes së fishekzjarrëve e tymuesve drejt tribunave ku ishin francezët.

Janë mbi 10.000 tifozë turq në Lion dhe tashmë nuk dihet a do të luhet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here