Kaos në Lejton, tifozët pushtojnë fushën për të protestuar ndaj Beketit

0

Lejton Orient ka zbritur nga Liga 2 dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në futbollin amator anglez… nëse do të marrë pjesë aty.

Kriza financiare e klubit ka përmasa të frikshme dhe pas më shumë se një shekulli histori, ky klub mund të zhduket.

Gjithçka “meritë” e Françesko Beketit, pronarit të klubit (ish-pronari i Agon Channel në Shqipëri), që e mori Lejtonin në garë për ngjitje në Championship dhe në dy vjet e zbriti dy kategori më poshtë, përveçse e ka fundosur klubin financiarisht dhe borxhet janë pa fund.

Beketi ka kohë deri në 12 qershor që të paguajë gjithë borxhet ose të shesë klubin, përndryshe do të shpallet falimentimi dhe klubi do të shkrihet.

Leyton Orient invaded the pitch in the 85th minute of Saturday's clash with Colchester United 

Ndeshja e djeshme kundër Kolçesterit, e fundit për këtë sezon, nuk u lejua nga tifozët të përfundonte normalisht, sepse pak minuta para fundit mijëra tifozë u futën në fushë për të protestuar, pa krijuar asnjë incident me lojtarët e zyrtarët e ndeshjes.

Pas rreth 2 orësh tifozët u larguan dhe u vendos që ato pak minuta që kishin mbetur, pa asnjë vlerë realisht, të luheshin, në mëyrë që të konsiderohej e rregullt fitorja 3-1 e Kolçesterit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image