Kaos me zgjedhjet, FSHF në luftë me KOKSH

0

KOKSH shmang FSHF-në nga Asambleja e programuar për t’u zhvilluar më 30 qershor.

Me një komunikatë për mediat në faqen e vet zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka denoncuar parregullsitë e procesit zgjedhor dhe përpjekjet për ta shtrembëruar atë, duke mos pranuar kandidaturat e nisura nga FSHF për president dhe poste të tjera në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Sipas FSHF-së, kjo e fundit paraqiti formularët pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për kandidatët për President, Zv/President, Anëtar Komiteti Ekzekutiv dhe Mbajtës Thesari.

Gjithçka u bë duke iu përmbajtur edhe rregullores, ndërkohë që KOKSH i kishte bashkëlidhur 4 formularë në shkresën e nisur në lidhje me Asamblenë zgjedhor.

Tani KOKSH ka njoftuar FSHF-në se propozimet e saj nuk janë marrë parasysh, pasi “janë propozuar më shumë se një kandidat”.

Sipas Federatës, një interpretim i tillë është në shkelje flagrante të statutit të KOKSH, ku sanksionohet se çdo anëtar me te drejtë vote ka të drejtë të propozojë jo më shumë se 1 kandidat për secilin post, dhe jo një kandidat në përgjithësi. Po të ishte ndryshe, nuk kishte arsye pse të bashkëlidhte 4 formularë.

FSHF është informuar po ashtu për shkelje të tjera të procedurave për organizimin e Asamblesë Zgjedhore që lidhen me mosnjoftim të federatave të tjera anëtare dhe synon që këto çështje t`i bëjë objekt të gjykimit përpara organeve të drejtësisë sportive (por jo vetëm) me qëllimin e vetëm, zbatimin e statutit te KOKSH dhe prodhimin e një procesi zgjedhor te rregullt.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here