Kaos me Nejmarin, Barça vendos të mos rrezikojë

0

Nejmar nuk do të luajë sot në El Clasico.

Barcelona ka vendosur të mos e grumbullojë fare yllin e vet, duke parë kaosin e krijuar.

Pas pezullimit prej 3 ndeshjesh për kartonin e kuq kundër Malagas, ku dy ndeshje pezullim ishin për sjellje antisportive, Barça apeloi me urgjencë në Gjykatën Administrative të Sportit.

Kjo e fundit ka deklaruar se apelimi është regjistruar me vonesë, ndaj mbledhja e Gjykatës u vendos të zhvillohej sot pasdite.

Duke parë rrëmujën e krijuar, Barcelona heq dorë dhe ka njoftuar se sulmuesi brazilian nuk është grumbulluar fare për sot.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here