Kaos me finalen e Kupës dhe Superioren, shumë prapaskena!

0

Bojkoti i arbitrave pas dhunimit të Eldorian Hamitit në ndeshjen Kamza-Laçi bëri që të kishte ndryshime të kalendarit të Superiores dhe të Kupës së Shqipërisë. Shtyrje ndeshjes dhe për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend u vendos të luhej më datë 2 qershor.

Zyrtarisht kjo është data që do të luhet kjo përballje, ndërkohë që në lidhje me stadiumin ka shumë “polemika”. Klubi i Tiranës nuk pranon që ndeshja të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kurse nga ana tjetër Kukësi ka hedhur poshtë automatikisht “Selman Stërmasin” si opsion. Mbetet stadiumi i Elbasanit, që nuk u shkon sërish për shtat klubeve.

Problemi tjetër është data kur do të luhet kjo përballje. Në FSHF saktësojnë se do të zhvillohet më datë 2 qershor, por aktualisht nga klubet ka një kërkesë që të luhet më përpara, të paktën më 31 maj. Pikërisht kjo datë është e fundit nën kontratë për disa lojtarë.

Gjithsesi nuk kërkohet vetëm që finalja të luhet më përpara, por edhe java e fundit e Superiores të mos luhet në mesjavë. Ende nuk ka një vendim final, por në Sektorin e Garave po mendohen mirë për mbylljen e kampionatit. Duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt, pasi klubet do të duhet të bëjnë edhe planin stërvitor dhe të dinë kur i kanë ndeshjet.

PLANI AKTUAL I SEKTORIT TË GARAVE
18/05/19              Java e 34
25/05/19              Java 35
29/05/19              Java 36
02/06/19              Finalja e Kupës

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.