Kaos me Etrit Berishën, a ka gjë reale për kalimin te Sampdoria?

Jemi në kufijtë e humorit sportiv: Etrit Berisha konsiderohet nga mediat në Itali si një lojtar që po shkon te Sampdoria, aq sa është shkruar se portieri kuqezi mund të kryejë vizitat mjekësore sot ose nesër.

Realitet apo fantazi? Më shumë një keqkuptim i madh, që shkaktohet nga mbiemri i portierit kuqezi.

‘Sport Ekspres’ ka kontaktuar me persona të afërt me portierin e kombëtares sonë dhe përgjigja ka qenë që nuk ka asgje të vërtetë nga këto lajme.

Ka qenë një ngatërresë e gazetës gjenoveze “Il SecoloXX1”, që ka ngatërruar Etritin me Valonin, mesfushorin e Kosovës i cili po kalon nga Salzburgu te Sampdoria.

Ndërkaq, Etrit Berisha mbetet tek Atalanta, edhe pse klubi bergamask mund ta shesë nëse i vjen ndonjë ofertë joshëse, por deri tani nuk ka pasur asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *