Kaos grek, Panathinaikosi nuk del në stërvitje

Viti 2018 ka qenë i zi për futbollin grek, me skena të dhunshme në disa ndeshje dhe me ndërprerje të kampionatit, për shkak të ngjarjeve sidomos në ndeshjet e PAOK-ut.

Tani kampionati ka rinisur, por problemet nuk kanë fund. Nuk bëhet fjalë për dhunë, por për krizën e thellë të një gjiganti të futbollit grek, Panathinaikosit, ku luan prej janarit edhe Ergys Kaçe, në huazim nga PAOK-u.

Klubi nga Athina është në prag falimentimi dhe nuk i paguan lojtarët prej 5 muajsh, ndaj tashmë lojtarët e kanë humbur durimin, sepse kanë bojkotuar stërvitjen dhe nuk kthehen pa u paguar. Presioni dha rezultat, sepse klubi hodhi në bankë pagat e tetorit, por ende asgjë për muajt e tjerë.

Problemi i Panathinaikosit lindi në fillim të sezonit, kur pronari i klubit Janis Alafuzos hoqi dorë nga drejtimi dhe që atëherë klubi është në mëshirë të fatit (edhe pse Alafuzos mbetet pronar i klubit!).

Ndërkaq, Federata Greke i ka hequr 3 pikë Panathinaikosit për një borxh të vjetër (498 mijë euro) ndaj Jens Vemer, i cili ka luajtur për “Tërfilin” në periudhën 2015-2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *