Kaos dhe çmenduri te Napoli/ Nisin grabitjet, familjet e lojtarëve ikin në hotele dhe jashtë Italisë

Nuk është e lehtë të jesh një futbollist i Napolit dhe këtë e ka treguar historia prej shumë kohësh. Sapo ndodhë një krizë rezultatesh dhe ekipi nuk është në gjendjen e duhur, vjen edhe reagimi i ashpër. Bëhet fjalë për grabitje dhe kaos për vetë lojtarët dhe familjarët e tyre.

Të premten hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Allan-it. Ata kanë hapur kasafortën dhe kanë shkatërruar dhomat dhe dritaret, por pa marrë gjërat më me vlerë. Allan ka qenë një prej kryengritësve kryesorë kundër vendimeve të presidentit De Laurentis.

Familja e tij është e sigurt se autorët e saj ishin mbështetës të Napolit. Pas kësaj erdhi sulmi te makina e gruas së Zielinskit që u shkatërrua. “Rai Sport” raporton se shumë familjarëve të futbollistëve të Napolit janë frikësuar për jetën e tyre.

Kulibali ka punësuar roje sigurie në shtëpinë e tij, si të ishte një “atmosferë lufte”. Gruaja e Allan dhe që është në shtatëzani, është transferuar në një hotel me burrin dhe fëmijët e saj. Gruaja e Lorenzo Insigne është transferuar në shtëpinë e prindërve të futbollistit. Ndërsa i përket gruas së Zielinskit, është larguar bashkë me lojtarin në Poloni, pasi mesfushori do të jetë pjesë e Kombëtares. /Sport Ekspres/