Kante tek PSG? Gati e pamundur!

Ngolo Kante ishte një nga lojtarët më të dalluar të Francës, por dhe në të gjithë Kupën e Botës. 27-vjeçari ka tërhequr interesin e tre prej skuadrave më të mëdha në planet, me Barcelonën, Real Madridin dhe PSG-në, që janë gati që të blejnë kartonin e mesfushorit nga Çelsi.

Blutë e Londrës kanë një kontratë me lojtarin në fjalë deri në vitin 2021 dhe kanë një shifër të kripur për skuadrat që duan t’i rrëmbejnë Kantenë. Plot 110 milion euro është vlerësuar kartoni i mesfushorit nga ana e londinezëve, të cilët nuk do e linin të lirë nëse nuk përmbushet kjo kërkesë. PSG është skuadra që është gati që ta paguaj këtë shifër por ka një problem.

Sheikët e Parisit nuk e kanë shumë problem anën financiare, por UEFA ka disa rregulla që dune respektuar. Duket gati e pamundur që brenda këtij viti të kryhet ky transferim, pasi limitet e “fair-play”-t financiar do të shkeleshin. Vetëm një “shteg” ka PSG që të afrojë Kanten, duke shitur minimalisht 5 futbollistë nga grupi aktual. Gati e pamundur, por nuk i dihet, është Tukel ai që vendos mbi të gjitha. Mund të jetë një avantazh për Barcelonën dhe Realin që të afrojnë 27-vjeçarin, duke përmbushur kërkesën e Çelsit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *