Kante tani bën edhe goleadorin, Junajtid akuzon

0

Ashtu si pak a shumë parashikohej, Çelsi ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës FA, pasi mposhti sot 1-0 Mançester Junajtid, me një gol të shënuar nga mesfushori N’Golo Kante në minutën e 51-të. “Motorri” i mesfushës, heroi i Lester Sitit vitin e shkuar dhe tashmë simboli i ri i Çelsit kryesues, për një natë merr rolin e rrallë të shënuesit të golit vendimtar.

Para e pas golit, plot ngjarje: në minutën e 35-të mesfushori Herrera mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë me karton të kuq për një faull në dukje normal. Megjithatë, për minuta të tëra lojtarët e Junajtid më shumë po kërkonin këmbët e kundërshtarëve, sesa topin, aq sa të vinin ndërmend skenat e luftës mes Real Madridit e Barcelonës kur në Madrid drejtonte Murinjo. Edhe atëherë, Reali rrallë i mbyllte ndeshjet me 11 lojtarë.

Justifikimi i Çelsit për eliminimin do të jetë pikërisht kartoni i kuq, pasi Murinjo që në momentin e kartonit të kuq filloi të qeshte me ironi, sikur të thoshte: “E shihni? Ja ç’më bëjnë”. Megjithatë, ndoshta justifikimi i vetëm i tij është Europa League: është anormale që të hënën të luhet një superndeshje kundër Çelsit dhe 3 ditë më pas kundër Rostovit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here