Kanselo thuajse i larguar, Juventusi gati marrëveshjen me anglezin!

0

Juventusi i sezonit të ri ende nuk ka marrë formë, teksa enigma kryesore është ajo e trajnerit të ri. Sipas gjasave pritet që Mauricio Sarri ta marrë drejtimin e bardhezinjve, por gjithsesi nuk përjashtohet ndonjë surprizë.

Paralel me gjetjen e trajnerit, po punohet edhe për merkaton dhe për përforcimet e mundshme. I domosdoshëm për kampionët e Italisë duket blerja e një mbrojtësi të djathtë, pasi Zhoao Kanselo duket çdo ditë e më afër transferimit te Mançester Siti.

Lidhur me këtë çështje, mediat angleze e quajnë të sigurt kalimin e portugezit nga Juventusi në Mançester, madje kanë raportuar edhe se “Zonja e Vjetër” e ka gjetur zëvendësuesin e Kanselos, i cili luan pikërisht në Premier League.
Bëhet fjalë për Kiran Tripier, i cili është një ndër më të rëndësishmit te Totenhemi si dhe Kombëtarja e Anglisë. Bisedimet e drejtuesve kanë nisur dhe pritet që shumë shpejt të arrihet marrëveshja, gjithmonë sipas mediave në ishull.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.