Kanselo: Ronaldo i pabesueshëm, ju tregoj pengun e karrierës!

Zhoao Kanselo është një ndër lojtarët më të spikatur te Juventusi. Portugezi u ble verën e vitit të shkuar nga Valencia dhe paraqitjet e tij kanë qenë relativisht të mira deri në këtë pikë të sezonit.

Mbrojtësi bardhezi, ka folur për mediat në Portugali, duke rrëfyer aventurën e tij te “Zonja e vjetër”, si dhe ka zbuluar pengun e tij më të madh në karrierë.

JUVENTUSI – “Ndihem lojtar më i kompletuar dhe po mësoj shumë te Juventusi. Është e pabesueshme, pasi Ronaldo stërvitet dhe luan sikur të ishte në moshën time.”

PENGU MË I MADH – “Kam një peng të madh në karrierën time, i cili është që nuk luajta rregullisht në kohën kur isha pjesë e Benfikës. Kur luan me dëshirë për klubin tënd, atëherë shndërrohesh në lojtar akoma më të fortë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *