Kanselo-Juve, zhbllokohet tratativa!

Zhoao Kanselo afrohet me Juventusin. Sipas “Calciomercato.com”, dje në Milano, në një hotel në qendër, ka pasur një takim mes Fabio Paratiçit, njeriu i merkatos bardhezi, dhe një ndërmjetësi të Valenecias dhe Zhoao Kamaços, përfaqësues i Gestifute, agjencia e drejtuar nga super agjenti Zhorzh Mendesh. Një mbledhje që ka shërbyer për të zhbllokuar tratativat me Vakencian për portugezin, vitin e shkuar te Interi. Kanselo do të transferohet në Torino për 38 milionë euro: për t’u përcaktuar modaliteti, në Spanjë shkruajnë se marrëveshja do të bëhet me huazim 8 mln euro, teksa Juventusi do të paguajë 30 mln eurot e tjera në korrik të vitit 2019. Kanselo do të përfitojë 3 mln euro bonuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *