Kanelo superstar, fitore ndaj Filding dhe mesazh për Golovkin

Saúl “Kanelo” Álvarez, 53 ndeshje dhe vetëm me humbje në boksin profesionist, ishte favorit i madh në duelin kundër një rivali dukshëm inferior dhe bëri detyrën, duke mbyllur gjithçka me shpejtësi.

28-vjeçari nga Guadalahara e rrëzoi në tapet anglezin Roki Filding 4 herë në 8 minuta të shtunën në mbrëmje, përpara 20 mije tifozëve në Madison Square Garden, duke fituar kampionatin WBA për super peshat e mesme. Kjo do të thotë që Kanelo bashkohet me një grup elitar boksierësh meksikanë që kanë fituar titullin botëror në tre pesha të ndryshme. 

Për Alvarez, titulli i peshave të mesme vetëm 3 muaj pas triumfit ndaj Golovkin, ishte starti perfekt i serisë së 11 ndeshjeve që do të luajë për platformën DAZN, që ka paguar 365 milionë dollarë për të drejtat e transmetimit online.

Ndeshja me Filding ishte një spektakël pa shumë vlerë  edhe pse u shit si ndeshje e madhe, historike. Titulli në lojë ishte dytësor, Filding është rival modest, Alvarez duhej të bënte një figurë të mirë dhe të dhuronte spektakël. Mision i suksesshëm.

Pas triumfit të djeshëm, Kanelo lëshoi edhe sfidën për rivalin e tij të madh Golovkin: “Mendoj se e munda në shtator dhe aty u pa qartë kush është më i forti, por njerëzit duan përballje tjetër dhe jam gati, nëse Golovkin dëshiron të ndeshemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *