Kanelo lajmëron kundërshtarin e radhës, një anglez sfidon meksikanin

Saul “Kanelo” Alvarez ka lajmëruar ditën e djeshme kundërshtarin e tij të radhës. Mbajtësi i tri brezave do të ndeshet me boksierin anglez Roki Fillding, në një duel që do të zhvillohet në “Madison Square Arena” në Nju Jork.

Fillding është një boksier që ka garuar deri më tani në divizionin e peshave super të mesme, por 31-vjeçari nga Liverpuli do të zbrezë një kategori më poshtë për të luftuar me kampionin e peshave të mesme.

                                                                                   Roki Fillding

Megjithëse fansat e boksierit meksikan prisnin një kundërshtar më të fortë, Fillding nuk është për t’u nënvlerësuar. Rekordi i tij në boksin profesionist është mbresëlënës, pasi në 27 duele ka fituar 27 dhe ka humbur vetëm një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *