Kanë dyshime për puç kundër tyre në “El Clasico”, Real Madridi kërkon audion e VAR-it

Reali i Madridit ka dyshime të mëdha se kundër tyre është organizuar një puç nga kryesorët e takimit, duke folur këtu për arbitrat, në “El Clasicon” e mbrëmjes së djeshme. E mbyllur në shifrat 0-0, dy penallti ishin dyshuese për madrilenët dhe nga pamjet, ndërhyrja e Lenglet ndaj Varane kishte gjithë elementët për t’u akorduar 11-metërsh.

Megjithatë VAR-i nuk ndërhyri për të dhënë këtë vendim që me siguri do t’i jepte një tjetër verdikt kësaj ndeshje. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Reali i Madridit është irrituar shumë me vendimet dhe ka kërkuar audion e VAR-it, se çfarë është biseduar në ato momente me arbitrin kryesor. Në këtë kërkesë nuk priten pengesa, pasi komiteti i gjyqtarëve e lejon transparencën dhe nuk duhet të ketë asgjë për t’u fshehur. /Sport Ekspres/