Kanë 5 lojtarë dhe mjekun të infektuar, Sampdoria “fut në karantinë” edhe fjalën: Nuk ju japim më informacion

Manolo Gabiadini rezultoi pozitiv në testin për koronavirus dhe pas tij pasuan edhe 4 lojtarë të tjerë. Klubi i Sampdorias bëri të ditur ditën e djeshme edhe emrat e futbollistëve të tjerë të prekur nga virusi që po përhapet me shpejtësi të madhe në Itali. Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby së bashku me doktorin e ekipit janë personat e tjerë Brenda klubit nga Xhenoa të infektuar nga Covid-19.

Por pas këtij njoftimi Sampdoria ka vendosur të “karantinojë” edhe informacionin e dalë nga klubit. Kështu ditën e sotme kanë bërë me dije se nuk do të ketë më njoftim mbi situatën apo për lojtarët e prekur nga Koronavirusi dhe i kërkon medias të repsektojë vendimin e tyre. Gjendja e të gjithë pjesëtarëve është e mirë, ndërsa me heshtje për shtyp synohet të shmangen alarmed e panevojshme./Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

UC Sampdoria komunikon se, për të shmangur rrjedhjet e lajmeve dhe alarmet e panevojshme, ajo ka zgjedhur të mos japë më shumë informacione për anëtarët e saj, të cilët, në prani të simptomave të buta, i janë nënshtruar kontrolleve të parashikuara në lidhje me Coronavirus-COVID-19. Lajmi i vetëm i rëndësishëm është se djemtë janë të gjithë mirë dhe janë në shtëpinë e tyre në Xhenova.

Në një moment kaq të komplikuar për vendin tonë dhe për sa i përket atyre që janë duke punuar në vijën e parë, është e drejtë të mos ushqeni shqetësime të mëtejshme për situatat nën kontroll. Ne i nxisim mediat të respektojnë zgjedhjen tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *