Kandreva, një arbërësh që sfidon në origjinën e tij!

Ka lindur në Romë, por origjina e tij e largët, ajo e gjyshit, është arbëreshe. Edhe Antonio Kandreva, ashtu si Musakio (që luan për Argjentinën) kanë një lidhje të ngushtë gjaku me Shqipërinë dhe sot, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të jetë në fushë për katër herë kampionët e botës. Kandreva, kohë më parë, vizitoi edhe vendin ku i gjyshi kishte lindur, në Tirreno Kosentino, një peizazh i bukur i Kalabrisë, një vend përrallor për plazh, ku edhe mori një fanellë celebruese të kuqe (pra, ngjyrat e Shqipërisë) nga kryebashkiaku i asaj kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *