Kandidat për “Topin e Artë”, por me të në fushë Reali vetëm dështon

Besojeni ose jo, por rafal Varan nuk ka gëzuar në asnjë nga 7 ndeshjet e fundit që ka qenë me realin e Madridit. Mbrojtësi francez është pa diskutim një prej lojtarëve më të mirë në botë, çka dëshmohet dhe nga fakti se është kandidat për “Topin e Artë”, megjithatë ai po kalon një moment aspak të mirë.

Në 7 ndeshjet e fundit që Varan ka qenë në fushë, reali ka pësuar 6 humbje dhe ka marrë vetëm 1 barazim. Një statistikë negative, prej të cilës në Spanjë kanë nisur që ta kryqëzojnë mbrojtësin, i cili këtë edicion duket se po has vështirësi.

Këtë sezon Varan ka luajtur 10 takime me Realin, 9 prej të cilave nga minuta e parë. Francezi është finalist për trofeun më të rëndësishëm individual, por shanset janë thuajse zero që të dalë i pari në garën me Modriç dhe Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *