Kanavaro nuk e përballon dot, Kina tundohet nga kjo ide

0

Kina po kërkon për një trajner të madh. Kombëtarja aziatike drejtohet për momentin nga Fabio Kanavaro, i cili mban edhe postin e trajnerit të Guanzhu Evergrande. Diçka e tillë është shumë e lodhshme dhe ish-fituesi i fundit i “Topit të Artë” italian ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja.

Gus Hiding dhe Jurgen Klinsman janë ndër emrat e përfolur, ndërsa po mendohet një rikthim i bujshëm. Flasim për Marçelo Lipin, i cili e mbylli me Kinën pas Kupës së Azisë, që u zhvillua në muajin janar.

Italiani ka ndryshuar mendje dhe po tundohet nga ideja për t’u rikthyer. Ai është kandidatura e preferuar e Federatës. Palët mund të arrijnë akordin dhe mund të nisë sërish bashkëpunimi, kësaj radhe më një qëllim të vetëm: kualifikimin e Kinës për në Botërorin Katar 2022.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.