Kanadaja, mundësi e mirë për Ferrarin

0

Nëse ka një pistë ku Mercedezi ka vuajtur dhe ku Ferrari mund të rikthehet te fitorja, ai është cirkuiti gjysmë urban i Montrealit, në Kanada. Pikërisht në këtë pistë, vitin e kaluar, Mercedezi u ndal për herë të parë pas gjashtë fitoresh radhazi dhe aty do të zhvillohet gara e radhës në Botërorin e Formulës 1. Pista “Gilles Villeneuve” është shumë e vështirë për njëvendëshet, pasi ka pjesë të drejta të gjata dhe 7 kthesa të forta që konsumojnë frenat në maksimum. Vitin e kaluar ishte Daniel Riçardo (Red Bull) ai që përfitoi nga problemet me frenat të Luis Hamilton dhe Niko Rosberg për të marrë fitoren e parë në karrierën e tij. Për Ferrarin është mundësia më e mirë për të arritur fitoren e dytë sezonale, pasi vjen në këtë garë me motor të ri dhe gomave super të buta njëvendëshet e kuqe i nxjerrin rendimentin maksimal.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image