Kamzën e braktis drejtuesi italian: Stadiumi nuk është vend lufte dhe urrejtjeje

Kamza është në udhëkryq dhe sot mund të përjashtohet nga kampionati, për shkak të agresionit të shëmtuar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në fund të ndeshjes kundër Laçit.

Presidenti Naim Qarri është ende në pranga dhe klubi është në kaos, ndërsa tashmë largohet edhe Drejtori i Përgjithshëm Fabio Kordela, i cili me një mesazh për mediat ka zyrtarizuar “divorcin”.

“Nuk e imagjinoja kështu dhe nuk doja që gjërat të shkonin kështu, por pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit shtëpiake, deklaroj se kam dhënë dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Kamza FC, pasi ngjarja e fundit nuk është në një linjë me vizionin tim për futbollin.

“Futbolli duhet të jetë shembull për fëmijët tanë, një vend ku ata të kenë mundësi të marrin vlerat e duhura, një vend për moral dhe integritet.

“Nuk shkohet në stadium për të bërë luftë dhe për të përhapur urrejtje, boll luftëra ka anembanë dhe nuk kemi nevojë për të tjera.

“Shpresoj që tifozët ta kuptojnë pozicionin tim dhe do doja t’i falënderoja, ashtu si falënderoj klubin për mundësinë që më ofroi. U uroj më të mirën në të ardhmen e afërt”.

Fabio Kordela ka punuar në shumë klube anembanë botës dhe para disa muajsh nisi një projekt ambicioz te Kamza, por shpejt projekti u braktis nga klubi, për shkak të krizës financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *