Kamza zhvendoset në Tiranë, plotësohet stafi teknik

Ernest Gjoka ka nisur menjëherë nga puna, pasi duhet të nxjerrë skuadrën e Kamzës nga kjo situatë e vështirë ku ndodhet. tekniku ka hartuar një program të ngjeshur për skuadrën e tij, pasi duhet të punojë jo vetëm nga ana tekniko-taktike, por dhe nga ana psikologjike, sicc dhe ai vetë e ka pranuar se skuadra duhet të punojë edhe në këtë drejtim.

Sot, skuadra nga periferia e kryeqytetit i ka zhvendosur përgatitjet te Kodrat e Liqenit, ku bashkë me teknikun Gjoka kanë qenë dhe ndihmësit e tij, të cilët i janë bashkuar Kamzës. Fatjon Tafaj do të mbajë rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa përgatitësi atletik do të jetë Vullnet Manushi. Trajneri i portierëve mbetet Blendi Vashaku.

Kamza ka vetë 8 pikë pas 13 javësh dhe ndodhet në vendin e parafundit, me vetëm 1 pikë më shumë se Kastrioti që mbyll klasifikimin. Lufta për mbijetesë pritet që të jetë e ashpër, pasi edhe Tirana e Luftëtari janë aty pranë. “Epoka” e Gjokës sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë nëse do e kalojë dhe këtë sfidë të re dhe të vështirë që ka marrë përsipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *