Kamza rigjen fitoren, pa trajner

0

Një ditë pas pushimit nga puna të trajnerit Bledar Devolli, Kamza ka zbritur në fushë për javën e tretë play-off, ku ka pritur Erzenin. Në ndeshjen e dytë rresht në fushën e vet, Kamza më në fund ka marrë 3 pikë qetësie, duke triumfuar 1-0, me një gol të shënuar nga Xhulio Mehmeti në minutën e 22-të.

Një ndeshje e fortë, me ritëm të lartë, por Kamza ishte superiore dhe krijoi më shumë lojë e raste.

Gjithsesi, duhet theksuar diçka: fusha e stadiumit Kamza është skandaloze, saqë edhe pasimi i lehtë i topit te shoku i skuadrës bëhej mision shumë i vështirë, me topin që përplasej nëpër gunga e kthehej në kros. Për të ardhur keq, për një skuadër që është pranë ngjitjes në Superiore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image